6 ditë që i kanë vjedhur motorin, policia ende s’ka kapur autorin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.12.2025, 15:04

Një qytetar ka denoncuar publikisht vjedhjen e motorit të tij, ngjarje e ndodhur më datë 14 në rrugën “Pjetër Budi”. Përmes një mesazhi shoqëruar me video, ai kërkon ndihmën e qytetarëve, duke theksuar se autori i dyshuar është filmuar nga kamerat e sigurisë me fytyrë të dukshme.

Sipas denoncuesit, policia është njoftuar menjëherë pas ngjarjes, por edhe pas gjashtë ditësh autori ende nuk është identifikuar apo arrestuar. Ai shpreh shqetësimin për mungesën e rezultateve nga hetimet dhe u bën thirrje institucioneve për reagim më të shpejtë, si dhe qytetarëve për bashkëpunim në zbardhjen e rastit.

"Çkemi, si jeni? Ju lutem, postojeni këtë video, sepse më kanë vjedhur motorin në datën 14, te rruga Pjetër Budi. Kam lajmëruar policinë, por ka 6 ditë dhe ende nuk është gjetur autori, edhe pse është filmuar nga kamera me fytyrë të dukshme. Ju falënderoj", shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit