I mungon që në lindje, vajza kërkon babain e saj, Benin: Duhet ta gjejë, është urgjente!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.12.2025, 13:20

Pranë redaksisë toë ditën e sotme ka mbërritur historia e një vajze që është në kërkim të babait të saj biologjik, me të cilin nuk ka pasur kurrë mundësinë të ketë kontakt.

Sipas dëshmisë së saj, babai quhet Arben Rama, i njohur nga të gjithë me nofkën Beni. Në vitet 1999–2000, ai ishte rreth 20 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, dhe fliste italisht si edhe gjuhë të tjera.

Nëna e vajzës dhe ka pasur një lidhje me Benin gjatë viteve 1999–2000 pasi janë takuar në Bruksel, lidhje e cila zgjati rreth një vit e gjysmë. Në atë periudhë, nëna e saj mbeti shtatzënë. Pas kësaj, për shkak të frikës dhe rrethanave të vështira, ata vendosën që ajo të kthehej në Brazil, vendlindja e saj, për të lindur fëmijën dhe më pas të rikthehej në Belgjikë pranë tij.

Fatkeqësisht, pas kthimit të saj, kontaktet me Benin humbën plotësisht. Në atë kohë nuk ekzistonin rrjetet sociale, ndërsa ai nuk kishte Facebook apo forma të tjera komunikimi online, gjë që e bëri të pamundur gjetjen e tij.

E vetmja gjë që ajo di sot për të atin është emri i tij, mosha që kishte në atë periudhë, origjina shqiptare dhe fakti se quhej Arben Rama (Beni). Vajza shton se babai dhe nëna e saj rrinin në një stacion treni që quhej Gare du Mid, ku kalonin thuajse gjithë kohën.

Vajza, tashmë e rritur, kërkon vetëm të njohë babain e saj dhe të mësojë të vërtetën për rrënjët e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit