215 vite dënim, fundoset Mafia e Trionchetto-s në Venezia

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.12.2025, 12:49

Gjykata e Apelit të Venecias ka përmbysur vendimin e shkallës së parë, duke ashpërsuar ndjeshëm dënimet ndaj anëtarëve të një prej organizatave kriminale më famëkeqe në Itali. Në total, dënimet u rritën nga 136 në 215 vite burg.

Tre drejtuesit kryesorë të grupit, Gilberto Boatto, Paolo Pattarello dhe Loris Trabujo, u dënuan së bashku me 215 vite burg. Dënimi i Boattos u rrit nga 22 vjet e 7 muaj në 29 vjet e 2 muaj, Pattarello nga 15 vjet e 7 muaj në 26 vite, ndërsa Trabujo u dënua me 20 vite burg.

Edhe familjarë dhe bashkëpunëtorë të afërt u dënuan, përfshirë Stefania Pattarello (6 vjet e 6 muaj), Denis Trabujo (15 vjet e 3 muaj) dhe Lucia Marazzi (6 vjet e 8 muaj). Dënime të ndryshme u dhanë edhe për dhjetëra anëtarë dhe bashkëpunëtorë të tjerë të organizatës, ndërsa i vetmi i shpallur i pafajshëm mbeti Giuseppe Marin, avokati i Marco Marcellit.

Kush janë bosët e kësaj mafieje?

Gilberto Boatto, i njohur si “Lolli”, konsiderohet një nga krerët e grupit kriminal të Mestre-s (“Mestrini”), një degë e fuqishme e organizatës famëkeqe Mala del Brenta, e përfshirë në aktivitete të shumta kriminale në zonën e Venecias.

Paolo Pattarello ishte një tjetër figurë kyçe e së njëjtës strukturë drejtuese. Sipas mediave italiane, aktiviteti kryesor i grupit ishte trafiku i drogës, përmes lidhjeve me mafian siçiliane dhe rrjete ndërkombëtare, si edhe kontrolli i transportit turistik në Venecia, shoqëruar me zhvatje dhe pastrim parash.

Loris Trabujo, i konsideruar “krahu operativ” i Boattos dhe Pattarellos, vepronte në terren përmes bizneseve të transportit ujor. Sipas hetimeve të Antimafias italiane, ai luajti një rol kyç në përpjekjet për monopolizimin e shërbimeve turistike në zonën e Tronchetto-s, duke ushtruar presion dhe zhvatje ndaj operatorëve të tjerë. Trabujo përballet gjithashtu me akuza për trafik droge dhe armësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit