Punonjësja e Gjendjes Civile në Përrenjas nuk i regjistron qytetarit fëmijën, i mbyll derën në fytyrë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.12.2025, 12:37

Një qytetar denoncon vonesa dhe neglizhencë serioze në kryerjen e procedurave të gjendjes civile, duke deklaruar se prej më shumë se dy javësh po pret që punonjësja në video të hedhë në sistem shkresën e celebrimit. Sipas tij, megjithëse shpallja e celebrimit është bërë në Përrenjas, dokumenti ende nuk është regjistruar në sistem, duke e bllokuar në vijimin e procedurave në Durrës për regjistrimin e fëmijës së tij, i cili është dy javësh i lindur.

Qytetari denoncon se kjo situatë po i shkakton pengesa serioze administrative dhe shkelje të të drejtave ligjore, pasi regjistrimi i fëmijës në gjendje civile po zvarritet pa asnjë arsye. Ai kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse dhe transparencë mbi arsyet e vonesës, duke theksuar se shërbime të tilla janë detyrim ligjor dhe duhet të kryhen brenda afateve të përcaktuara.

"Përshëndetje, jam djali që ju shkrova në Instagram për pjesën e regjistrimit të çunit. Kjo është sjellja tipike e njerëzve pa moral dhe pa identitet: zënë vendet e punës dhe punën përkatëse që u takon nuk e bëjnë. Duhet të publikohet se e meritoj, sot kam dy javë që pres këtë zonjë për të hedhur në sistem shkresën e celebrimit, meqë regjistrimin nuk e bëri të fëmijës dhe shkresën e celebrimit hala nuk e ka hedhur në sistem që mund të vazhdoj me procedurat në Durrës. Dua të regjistroj fëmijën në gjendje civile, është 2 javësh i lindur dhe zonja nuk e bën për postë këtë. Bëmë dhe shpalljen e celebrimit në Përrenjas dhe sot u bënë më shumë se dy javë që pres për ta hedhur në sistem dhe nuk e ka hedhur hala në sistem shpalljen e celebrimit, që unë të mund të vazhdoj në Durrës me procedurat e tjera", shkruan denoncuesi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit