Vunë eksploziv në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, arrestohen babë e bir

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.12.2025, 11:58

Është zbardhur ngjarja e ndodhur rreth tre javë më parë në qytetin e Vlorës, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në portën e banesës së nënës së Gentjan Zotos. Si rezultat i veprimeve hetimore, janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes, Divid Goxhaj dhe Ferdinant Bombaj, babë e bir, banues në Babicë e Madhe.

Sipas hetimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, dy shtetasit akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Vjedhja”. Bëhet fjalë për një shtetas 59-vjeçar dhe djalin e tij 29-vjeçar.

Nga verifikimet paraprake rezulton se ata dyshohet se kanë mbajtur në banesën e tyre një automjet tip “Volkswagen Golf Plus”, i cili ishte raportuar i vjedhur në qytetin e Elbasanit. Po sipas dyshimeve, më datë 29.11.2025, automjeti është përdorur për t’u afruar pranë banesës së shtetases B. Z., ku është vendosur një sasi lënde plasëse në portën e jashtme, e cila ka shpërthyer më pas.

Pas ngjarjes, automjeti i dyshuar si i përdorur nga autorët është gjetur i djegur në fshatin Babicë e Vogël, në Vlorë.

Kujtojmë se Gentjan Zoto, i biri i të dëmtuarës, është dënuar me 35 vite burg nga Gjykata e Apelit për përfshirjen në atentatin ndaj Inez Hajrullës më 10 maj 2019 në Vlorë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit