23-vjeçari dibran kapet me kanabis, e mori me postë nga Kanadaja për tregun e “5 Majit”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.12.2025, 10:57

Një 23-vjeçar nga Dibra ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Shape”, për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. I arrestuari, Domeniko Cibaku, u kap në zonën e “5 Majit”, ku dyshohet se do të shiste drogën në lokalet e lagjes.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, shërbimet e Komisariatit Nr. 4 sekuestruan 1 kg e 54 gramë kanabis në trajtë xhelatine, me vlerë rreth 10 mijë euro. Sipas hetimeve paraprake, lënda narkotike kishte ardhur në Shqipëri përmes postës dhe dyshohet se është trafikuar nga Kanadaja.

Policia bën me dije se 23-vjeçari nuk ka precedent penal, por është i skeduar për përdorim të lëndëve narkotike. Ai dyshohet se vepronte me ndihmën e një personi tjetër, i cili aktualisht është në kërkim, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit