42-vjeçari në Lezhë ndërron jetë, nëna e tij var veten pas lajmit tragjik

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.12.2025, 10:50

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mbrëmjen e së martës, ku një 42-vjeçar me iniciale A.M. u gjet pa shenja jete në ambientet e dyqanit të tij me vegla pune, në lagjen Gurra. Sipas veprimeve të para hetimore të policisë, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Pas marrjes së lajmit për humbjen e të birit, nëna e 42-vjeçarit, një grua 72-vjeçare me iniciale P.M., dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, i ka dhënë fund jetës. Trupi i saj i pajetë u gjet nga familjarët në banesën e saj në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Policia bën me dije se trupat e pajetë të nënë e bir janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku po kryhet ekspertiza për përcaktimin e saktë të shkaqeve të humbjes së jetës. Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit