Aksi Peshkopi–Brezhdan drejt degradimit total, kryetari asnjë masë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.12.2025, 10:36

Një tjetër problematikë serioze rrugore raportohet nga qytetarët. “Përshëndetje JOQ, aksi Peshkopi–Brezhdan është në gjendje shumë të keqe”, shkruan një qytetar, duke dërguar edhe pamje që tregojnë qartë degradimin e këtij segmenti rrugor. Rruga paraqitet e amortizuar, me gropa të shumta dhe asfalt të shkatërruar, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Sipas banorëve dhe drejtuesve që e përdorin çdo ditë këtë aks, dëmtimet janë shtuar me kalimin e kohës dhe mungesa e ndërhyrjeve ka bërë që situata të përkeqësohet ndjeshëm. Gropat e thella përbëjnë rrezik real për automjetet dhe rrisin mundësinë e aksidenteve, veçanërisht në kushte moti të keq.

Qytetarët kërkojnë vëmendjen e kryebashkiakut të Dibrës, Rahim Spahiu për të marrë masa sa më parë, duke theksuar se aksi Peshkopi–Brezhdan është mjaft i rëndësishëm për lëvizjen dhe lidhjen e zonës. Sipas tyre, neglizhenca ndaj kësaj rruge po cenon seriozisht sigurinë rrugore dhe jetën e përditshme të banorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit