Një qytetar nga Lezha ka denoncuar gjendjen shqetësuese të furnizimit me ujë të pijshëm, duke treguar se prej dy javësh uji që vjen në banesën e tij është i ndotur dhe i papërdorshëm. Sipas tij, uji ka ngjyrë të turbullt dhe paraqet rrezik për shëndetin, duke e bërë të pamundur përdorimin e tij për nevoja bazë familjare.
Qytetari bën me dije se, pavarësisht ankesave të shumta drejtuar ujësjellësit, problemi vazhdon të mbetet i pazgjidhur. Ai thekson se institucionet përgjegjëse kanë premtuar ndërhyrje, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete për përmirësimin e situatës.
“Kjo është në Lezhë. Kështu na vjen uji në shtëpi prej dy javësh. Kemi shumë problem. Jemi ankuar shumë herë te ujësjellësi dhe na thonë se do të rregullohet, por ende nuk është marrë asnjë masë”, shkruan qytetari.