Pesë vetura digjen nga zjarri në Prishtinë, Policia nis hetimet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.12.2025, 09:46

Një incident zjarri është raportuar të premten në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku si pasojë janë dëmtuar pesë vetura.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një person i panjohur është vërejtur duke ndezur zjarre, ndërsa flakët kanë përfshirë dhe dëmtuar automjetet e parkuara në afërsi.

Policia njofton poashtu se rasti është duke u hetuar.

“ Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 19.12.2025 – NN. Është raportuar se një person i panjohur i cili është vërejtur se kishte ndezur zjarre dhe si pasojë e zjarrit janë dëmtuar pesë vetura. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, njofton Policia e Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit