Trageti dyshohet se shkarkon ujëra të zeza në detin e Durrësit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.12.2025, 09:32
Një video e filmuar sot në bregdetin e Durrësit tregon momentin kur një traget dyshohet se shkarkon ujëra të zeza direkt në det, shumë pranë zonës së plazhit dhe në sy të pushuesve. Ndotja shihet qartë në një zonë të frekuentuar nga qytetarë dhe turistë.
Ky veprim përbën një rrezik serioz për shëndetin publik, mjedisin dhe imazhin turistik të qytetit bregdetar. Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse, hetim të rastit dhe marrjen e masave ndëshkuese për të parandaluar përsëritjen e situatave të tilla.

"Përshëndetje JOQ! Ju dërgoj këtë video të filmuar sot në bregdetin e Durrësit, ku shihet qartë trageti duke shkarkuar ujëra të zeza direkt në det, pranë zonës së plazhi. Ky është një rrezik serioz për shëndetin publik, mjedisin dhe turizmin, sidomos në një qytet bregdetar si Durrësi. Ngjarja ka ndodhur në sy të publikut, pa asnjë masë kontrolli apo ndalese. Ju lutem publikojeni që të merren masa nga institucionet përgjegjëse. Faleminderit për punën që bëni", shkruan denoncuesi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit