Berberi-Becit: 500 mijë euro për Harvardin, 320 mijë për ne me dy klasë shkollë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.12.2025, 08:32

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, u paraqit këtë të premte për herë të fundit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku qëndroi për rreth dy orë. Pas pyetjeve të shumta, ai mori informacion se hetimet ndaj tij janë mbyllur dhe është formalisht i pandehur. Beci është akuzuar për shpërdorim të detyrës lidhur me një tender të realizuar nga KESH për zhvillimin e sektorit energjetik, i cili ka një vlerë prej 832 mijë eurosh. Tenderi është zhvilluar në vitin 2019 dhe ka lidhje me bashkëshorten e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi.

Hetimet e SPAK nisën nga sekuestrimi i telefonave të Berberit dhe bashkëshortes së tij, që zbuluan një sërë komunikimesh, përfshirë ato me Benet Becin. Në një nga mesazhet e gjetura, Beci kishte marrë informacion për ndarjen e fondeve të tenderit, ku 500 mijë euro ishin parashikuar për profesorët e Harvardit dhe 320 mijë euro për përfituesit lokalë. Tenderi, i shpallur në janar 2020, u fitua nga kompania "Consulting & Management Albania SHPK", e drejtuar nga biznesmeni Ervis Myftari, dhe ngre dyshime për mundësinë e manipulimeve dhe pastrimit të parave.

Ky hetim vjen pas një periudhe të gjatë hetimi dhe pas pyetjeve të shumta që Beci ka dhënë në SPAK gjatë vitit të kaluar. Megjithatë, deri tani, nuk është dhënë ende një njoftim zyrtar për ngritjen e akuzave, edhe pse informacionet tregojnë se ai është i përfshirë në një rrjet të gjerë të korrupsionit që përfshin zyrtarë të lartë të administratës publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit