Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Gjadrit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes së fortë, një prej mjeteve ka përfunduar në kanal.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët janë transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Deri në këto momente nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Ky kryqëzim njihet prej vitesh si një nga pikat më problematike dhe më të rrezikshme të zonës, ku janë shënuar dhjetëra aksidente, shumë prej tyre me pasoja fatale. Banorët dhe drejtuesit e mjeteve shprehen se, pavarësisht ngjarjeve të përsëritura, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje konkrete nga institucionet përgjegjëse për rritjen e sigurisë rrugore.
JOQ Albania u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më parë me masa të menjëhershme, pasi ky kryqëzim vazhdon të rrezikojë çdo ditë jetën e qytetarëve.