Mesazhet e SPAK: Balluku-Berberit për mediat, “Çunat i kanë mbuluar nga xhepi, ti një kishe e bëre çorap”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.12.2025, 21:55

Janë bërë publike detaje të tjera nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku përfshihet zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në materialet e administruara nga hetimi përfshihen edhe komunikime elektronike mes saj dhe drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi.

Sipas dokumenteve të cituara në dosje, komunikimet janë zhvilluar përmes aplikacionit “Signal Private Messenger” dhe lidhen me çështje që, sipas SPAK, kanë të bëjnë me raportime mediatike dhe mbulimin e tyre financiar.

Në një nga mesazhet, të dërguar në orën 18:02, Belinda Balluku i shkruan Evis Berberit: “Çunat e tjerë janë duke i mbuluar nga xhepi vetë mediat, ty një të kam lënë, ngelën duke e bërë çorap”.

Po sipas dosjes, në të njëjtën orë Berberi i përgjigjet: “Kuptova”. Më pas, në orën 18:05, Balluku i dërgon mesazhin: “Ke një supervizion mirëmbajtje”, ndërsa Berberi i përgjigjet: “Po, më thuaj”. Në vijim, në orën 18:07, Balluku i dërgon një fotografi, e cila, sipas SPAK, është e ngjashme me pamje nga sistemi elektronik i prokurimeve.

Këto komunikime janë pjesë e provave të administruara nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimit në zhvillim. SPAK nuk ka dhënë ende një qëndrim përfundimtar lidhur me interpretimin juridik të këtyre mesazheve, ndërsa çështja vijon të jetë nën hetim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit