Vidhet këmbana 250-vjeçare në Manastirin e Shën Gjergjit në Sarandë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.12.2025, 18:51

Një akt i rëndë është regjistruar në Sarandë, ku është vjedhur kambana e Manastirit të Shën Gjergjit, një monument kulture me vlera të veçanta historike dhe fetare. Manastiri ndodhet në një kodër pranë aksit rrugor Sarandë–Ksamil, shumë afër plazhit të njohur të Manastirit.

Mungesa e kambanës është konstatuar dy ditë më parë nga kujdestari i manastirit, David Dulaj, i cili shprehet se kjo kambanë ka një vlerë të jashtëzakonshme shpirtërore dhe kulturore për komunitetin dhe për vetë objektin e kultit.

Në një apel publik, Dulaj u bën thirrje personave përgjegjës që ta rikthejnë kambanën, duke theksuar se ajo është një pasuri e shenjtë dhe pjesë e trashëgimisë kulturore. “Kthejeni atë që keni marrë, sepse ndëshkimi i Zotit nuk vonon,” shprehet kujdestari.

Manastiri i Shën Gjergjit është rreth 250 vjeçar dhe është ndërtuar mbi themelet e Murit antik të Demës, çka e bën atë një objekt me rëndësi të veçantë historike, arkeologjike dhe fetare.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te banorët dhe besimtarët, të cilët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejtë për të vendosur para drejtësisë autorët!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit