Julian Shehu pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos së janarit, teksa një largim i mundshëm nga skuadra aktuale mbetet në tavolinë. Mesfushori shqiptar ka tërhequr vëmendjen falë paraqitjeve shumë pozitive si me Kombëtaren shqiptare, ashtu edhe me Widzew Łódź.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat polake, Shehu është futur në radarët e Panathinaikosit. Klubi grek po planifikon lëvizje të rëndësishme për të përforcuar organikën dhe lojtari shqiptar shihet si një profil interesant nga drejtuesit e klubit të Athinës.
Gjithsesi, interesimi për Shehun nuk ndalet vetëm në Greqi. Në garë për shërbimet e tij raportohet se janë futur edhe Valencia nga Spanja, si dhe disa skuadra nga MLS amerikane, çka e bën të ardhmen e mesfushorit një nga temat më të nxehta të merkatos së dimrit.