Burnley do të luajë në transfertë ndaj Bournemouth, në një duel që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 16:00, në stadiumin “Vitality Stadium”. Një përballje e fortë dhe mjaft delikate për ekipin e Burnley-t, veçanërisht për trajnerin Scott Parker.
E ardhmja e Parkerit është në pikëpyetje për shkak të rezultateve jo bindëse në Premier League, të cilat kanë tronditur seriozisht stolin e tij. Ironikisht, fati i trajnerit anglez mund të varet nga paraqitja e një shqiptari: Armando Broja.
Sipas mediave angleze, konkretisht, Broja pritet të jetë sërish titullar në këtë sfidë. Sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Parker do t’i besojë repartin ofensiv, duke shpresuar në “shpërthimin” e tij për ta udhëhequr Burnley-n drejt një rezultati pozitiv.
Për trajnerin e Burnley-t, kjo ndeshje është si një “bombë me sahat”, që mund të shpërthejë në çdo moment. Ndërkohë, nga ana tjetër, Broja thirret të marrë përgjegjësi, me shpresat e ekipit të përqendruara te këmbët e tij.
Kujtojmë se Broja ka qenë titullar në dy ndeshjet e fundit në Premier League. Megjithatë, situata e Burnley-t mbetet e vështirë, pasi skuadra ndodhet aktualisht në vendin e 19-të të renditjes.
Formacionet e mundshme:
Bournemouth (4-2-3-1): Giorgi Petrovic, Adam Smith, Bafodé Diakité, Marcos Senesi, Adrien Truffert, Alex Scott, Marcus Tavernier, Antoine Semenyo, Justin Kluivert, Alex Jimenez, Evanilson.
Burnley (4-3-3): Martin Dúbravka, Joe Worrall, Hjalmar Ekdal, Maxime Estève, Quilindschy Hartman, Lesley Ugochukwu, Josh Cullen, Florentino, Lyle Foster, Armando Broja, Jacob Bruun Larsen.