Fondacioni Golden Eagle dhuron 10.000 euro për mjekimin e ish-ushtarit të UÇK-së

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.12.2025, 15:57

Shaqir Palushi, presidenti i Fondacionit Golden Eagle dhe kompanisë Frutex, ka vizituar Xhem Rexhepin, ish-ushtarin e UÇK-së nga fshati Zhiti i Komunës së Vitisë, i cili prej 17 vitesh është i shtrirë në shtrat pas një sëmundjeje që ia ka marrë të dyja këmbët.

Fondacioni Golden Eagle dhe kompania Frutex, ka vendosur të ofrojë 10.000 euro për mbështetjen e mjekimit të Rexhepit.

“Kurrë nuk e kisha menduar që një njeri që kontribuoi për lirinë tonë të jetë në një gjendje të tillë, pa një përkujdesje të duhur”, shkruan Palushi.

Ky fondacion njihet për ndihmën e dhënë gjatë viteve për shumë familje në nevojë në Shqipëri dhe Kosovë, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe përkujdesjen sociale.

Veprimi për Rexhepin vjen si pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të fondacionit për të ndihmuar ata që kanë nevojë dhe për të sjellë mbështetje konkrete në jetët e personave të prekur nga sëmundjet dhe vështirësitë sociale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit