Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku një paciente e mitur ka ndërruar jetë gjatë kohës që ishte nën trajtim mjekësor në repartin e Pediatrisë.
Bëhet fjalë për 12-vjeçaren nga Mushtishti i Suharekës, Loresa Shala.
Në një njoftim mortor, familja ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerës do të mbahet nesër në varrezat e fshatit.
Sinjali ka raportuar edhe më herët ekskluzivisht mbi rastin.