Punimet pa logjikë te Ura e Dajlanit paralizojnë qarkullimin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.12.2025, 14:56

Prej disa ditësh, zona te Ura e Dajlanit po përballet me një trafik të rënduar dhe të pajustifikueshëm si pasojë e punimeve të kryera në rrugë. Shtrimi i vetëm një pjese të saj, i kombinuar me ndërtimin e një trotuari në anën e djathtë, ka krijuar kaos të plotë në qarkullim dhe vështirësi serioze për automjetet.

Ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese është fakti se rruga, ku më parë kalonin pa problem tre makina njëkohësisht, sot lejon me zor kalimin e një automjeti. Një pjesë e rrugës është ngushtuar në mënyrë absurde, duke u kthyer në burim potencial aksidentesh dhe duke bllokuar trafikun për orë të tëra.

Ky projektim i pakuptimtë ngre pikëpyetje serioze mbi profesionalizmin e atyre që e kanë realizuar. Trotuari i ndërtuar në krahun e djathtë nuk ka asnjë logjikë funksionale dhe shërben vetëm si pengesë për qarkullimin, pa marrë parasysh fluksin e lartë të mjeteve në këtë zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit