PD dhe PS kërkojnë që të shtyhet arrestimi i Belinda Ballukut

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.12.2025, 14:33

PS dhe PD janë dakordësuar për shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe të mbahet në janar mbledhja e radhës. Në mbledhjen e sotme, e cila po zhvillohet ende, PS dhe PD kërkojnë kohë për të shqyrtuar kërkesën e SPAK lidhur me shkarkimin nga detyra dhe heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Ballukut, për t'i hapur rrugë arrestimit të saj.

Shtyrja është bërë me kërkesë të përbashkët të mazhorancës dhe opozitës, ndonëse PD publikisht deklaron se mbështet arrestimin e Ballukut. Ky qëndrim i dyzuar i opozitës, që nga njëra anë flet për ndëshkim dhe nga ana tjetër pranon shtyrjen, ngre dyshime mbi rolin real të palëve politike në këtë proces.

Avokati i Ballukut ka kërkuar 3 javë kohë shtesë për përgatitjen e mbrojtjes, ndërkohë që në Këshillin e Mandateve vijon debati për USB-në me provat e SPAK. Socialistët insistojnë që materialet të mos shpërndahen për akses individual, ndërsa prokurorët e SPAK kanë deklaruar se provat mund të njihen nga anëtarët e Këshillit dhe se shqyrtimi i materialeve mund të marrë maksimumi 5 ditë.

Në këtë kontekst, lindin pyetje të forta publike. Pse PS dhe PD, me kërkesë të përbashkët, po e zgjasin afatin përtej 5 ditëve që përmend SPAK? Për PD që medemek kërkon arrestimin e Ballukut, a nuk është shtyrja e mbledhjes mundësi për të cenuar apo manipuluar provat?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit