Mami Manjola po lufton me kancerin agresiv, ta ndihmojmë të fitojë betejën

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.12.2025, 13:30

KUSH KA MUNËSI TË NDIHMOJË MANJOLËN TË KONTRIBUOJË NË LINKUN E GOFUNDME

Manjola është 45 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, dhe prej dy vitesh po zhvillon betejën më të vështirë të jetës së saj. Një betejë jo vetëm kundër dhimbjes fizike, por kundër frikës, pasigurisë dhe lodhjes së pafundme që sjell kanceri agresiv i gjirit. Sot, sëmundja ka avancuar në fazën e katërt, duke e vënë jetën e saj çdo ditë e më shumë në rrezik. Megjithatë, Manjola nuk është dorëzuar. Për fëmijët e saj, për familjen, për jetën.

Ajo ka kaluar dy operacione të vështira dhe rrugëtimi i saj mjekësor ende nuk ka përfunduar. Pamundësia për t’u kuruar në Shqipëri e ka detyruar të largohet drejt Italisë, ku po vazhdon trajtimet e nevojshme për të mposhtur këtë sëmundje të ligë. Çdo ditë atje është një përpjekje e re, një shpresë e re, por edhe një barrë e rëndë ekonomike për familjen e saj.

Pas dy vitesh përballjeje me këtë realitet të ashpër, gjendja ekonomike e familjes është rënduar ndjeshëm. Sot, Manjola nuk ka më mundësi të përballojë shpenzimet e kurimeve që i japin shpresë për të jetuar. Ajo ka nevojë për ndihmën tonë. Ka nevojë për solidaritet, për zemra që bashkohen, që kjo nënë të mund të vazhdojë të luftojë dhe të qëndrojë pranë fëmijëve të saj.

Çdo ndihmë, sado e vogël, është një hap më afër jetës. Le të bëhemi arsyeja pse Manjola vazhdon të shpresojë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit