PS nuk ia jep SPAK-ut USB-në e Ballukut, avokati i saj kërkon shtyrjen e mbledhjes

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.12.2025, 13:32

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit është mbledhur që prej orës 10:30 me dyer të mbyllura për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për autorizimin e heqjes së imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku. Mbledhja po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit, mes debateve të forta për mënyrën e administrimit të provave të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme.

Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë këmbëngulur që provat të shqyrtohen vetëm brenda mbledhjes dhe që USB-ja me materialet hetimore të mos u dorëzohet anëtarëve të Këshillit për përdorim individual. Në kundërshtim me këtë qëndrim, prokurorët e SPAK kanë deklaruar se materiali i përfshirë në USB mund të aksesohet nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe se secili prej tyre ka të drejtë të njihet me provat.

Ndërkohë, avokati i Belinda Ballukut ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes, duke argumentuar se i nevojitet më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen dhe për t’u njohur plotësisht me materialet hetimore. Kërkesa e tij pritet të shqyrtohet nga Këshilli, ndërsa mbledhja vijon me dyer të mbyllura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit