Një lajm i bukur ka ardhur nga kampi i Kombëtares shqiptare. Futbollisti i njohur Mirlind Daku dhe partnerja e tij, Vesa Vllasaliu, janë bërë prindër për herë të parë, duke përjetuar një nga momentet më të veçanta të jetës së tyre.
Çifti e ka ndarë këtë gëzim të madh me ndjekësit në rrjetet sociale, ku emocionet dhe lumturia nuk kanë munguar. Mirlind Daku ka publikuar një foto tepër të ndjerë, në të cilën ka zbuluar vetëm pak nga portreti i vogëlushes së sapolindur, duke ruajtur kështu intimitetin e momentit.
Krahas fotos, sulmuesi i Kombëtares ka shkruar një mesazh prekës, ku shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e tij: “Elhamdulilah, falënderimi i takon vetëm Krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime, uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!”