Kurti nuk e ndal gjuhën e ashpër ndaj opozitës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.12.2025, 11:36

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur sërish me ton të ashpër ndaj opozitës, duke i akuzuar se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës nuk kanë qenë shkak i institucioneve, por i veprimeve të opozitës parlamentare.

“Institucionet e Kosovës nuk ishin shkaktare të eskalimit të situatës në katër komunat dhe deeskalimi ishte meritë e tyre”, tha Kurti gjatë një mbledhjeje të qeverisë në detyrë. Ai shtoi se sulmet terroriste në Banjskë dhe Varagë të Zubin Potokut në Ibër Lepenc kishin qenë “plan i përgatitur me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Serbisë”.

Kurti potencoi rëndësinë e vendimeve të qeverisë dhe reagimit të shpejtë të Njësive Speciale të Policisë: “Në retrosprektivë çdo kompromis ndaj sundimit të ligjit do të ishte fatal për Republikën e Kosovës”.

Ai hodhi akuza edhe ndaj opozitës për bllokimin e projekteve dhe humbjen e fondeve.

“Republika e Kosovës masat më të mëdha financiare nuk i ka vuajtur nga BE, por nga opozita parlamentare. Kuvendi u shpërnda pa votuar Plani i Rritjes së BE-së në vlerë prej 880 milionë euro dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore mbi 120 milionë euro”, tha Kurti, duke shprehur shpresën se pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, opozita e tanishme do t’i heqë masat vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit