Lajm i hidhur: Vdes polici Albion Maxhunaj nga Vushtrria

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.12.2025, 11:32

Ka ndërruar jetë zyrtari policor i Policisë së Kosovës, Albion Maxhunaj nga Vushtrria. Me këtë rast, Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e të ndjerit.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur edhe familjarët, duke u shprehur: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.”

Varrimi do të bëhet të premten, më 19.12.2025, pas namazit të xhumasë, në ora 13:00, në varrezat e Novosellës së Maxhunajve në Vushtrri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit