Ndërkohë që në Kryesinë e Kuvendit po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për kërkesën e SPAK, kryeministri Edi Rama qëndroi dy orë në Kryeministri bashkë me zv/kryeministren Belinda Balluku. Në të njëjtën godinë, pak minuta më parë, u zhvillua mbledhja e qeverisë, e cila ka 1 orë e gjysmë që ka përfunduar.
Pas mbylljes së mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrat e tjerë u larguan nga Kryeministria. Në godinë qëndruan për dy orë Rama dhe Balluku, e cila nuk është paraqitur në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, duke u përfaqësuar aty përmes avokatit të saj.
Rama sapo u largua nga godina, teksa Balluku ende ndodhet brenda kryeministrisë,. Qëndrimi i vetëm i Ramës dhe Ballukut në Kryeministri, ndërkohë që Kuvendi po diskuton për imunitetin e saj, ngre një pyetje: Çfarë bënë Rama e Balluku 2 orë brenda Kryeministrisë dhe me çfarë teme e shtynë qëndrimin?