Këngëtar nga Tepelena dhe trafikant droge, i riu shqiptar arrestohet në Athinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.12.2025, 11:26

Policia greke ka goditur një grup kriminal të trafikut të drogës në Athinë, duke arrestuar katër persona, mes tyre edhe këngëtarin shqiptar nga Tepelena, Kostandinos Jorgji, i njohur me emrin artistik “For3al”.

Operacioni u zhvillua mbrëmjen e 16 dhjetorit nga Nëndrejtoria e Narkotikëve, ndërsa të arrestuarit akuzohen për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Sipas hetimeve, grupi ishte i mirëorganizuar dhe kishte role të ndara, duke tregtuar marijuanë dhe hashash çokollatë me vlerë mbi 95 mijë euro.

Gjatë kontrollimeve, autoritetet sekuestruan sasi të konsiderueshme droge, para cash, automjete dhe pajisje të tjera të përdorura për aktivitetin kriminal. Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë kompetente për ndjekje të mëtejshme ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit