Shpërthimi me tritol në Selitë të Vogël, 39-vjeçari nipi i ish-prokurorit Thoma Jano

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.12.2025, 11:21

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vendosjen e lëndës plasëse në një automjet në zonën e Selitës së Vogël, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burime bëjnë me dije se 39-vjeçari Dritan Jano është nipi i Thoma Janos, i cili deri pak kohë më parë ka mbajtur postin e zëvendësprokurorit të Përgjithshëm, përgjegjës për sektorin e përgjimeve. Një nga pistat kryesore që po hetohet lidhet pikërisht me veprimtarinë e xhaxhait të tij në sistemin e drejtësisë.

Gjithashtu, bashkëshortja e Dritan Janos, Dorina Jano, rezulton të jetë një nga administratorët e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme. Hetuesit po verifikojnë edhe angazhimin profesional të saj si një pistë tjetër e mundshme hetimi.

Sipas policisë, autorët dyshohet se kanë qenë dy persona që lëviznin me dy automjete të ndryshme. Njëri prej tyre i është afruar banesës, ka hedhur lëndën plasëse në oborr dhe më pas të dy janë larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e zonës.

Ndërkohë, 39-vjeçari ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë, megjithëse ka pasur disa problematika të vogla që lidhen me aktivitetin e tij profesional.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit