Humb jetën në Selanik 19-vjeçari shqiptar, ra nga kati i katërt i një ndërtese

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.12.2025, 10:42

Një i ri shqiptar, 19 vjeç, ka humbur jetën tragjikisht në Selanik, pasi ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, pak pas orës 10:00, kur në rrethana ende të paqarta, i riu me origjinë shqiptare ka rënë nga ballkoni i një banese.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë, por fatkeqësisht 19-vjeçari kishte ndërruar jetë. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e incidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit