Një denoncim i mbërritur së fundmi ngre shqetësime serioze për shkatërrim të hapësirës publike dhe zaptim të tokës shtetërore në zonën e njohur si “Plazhi i Bardhë”, në Gjirin e Carinës, në periferi të qytetit të Durrësit.
Sipas denoncuesit, toka në këtë zonë, pranë fshatit Kazie, është pronë shtetërore dhe nuk ka qenë asnjëherë subjekt i ndarjes sipas ligjit 7501. Megjithatë, prej rreth dy vitesh aty po kryhen gërmime dhe ndërhyrje të vazhdueshme, që po dëmtojnë rëndë hapësirën publike dhe mjedisin.
Denoncuesi pretendon se punimet kryhen nga persona të lidhur me grupe kriminale nga Elbasani, të cilët veprojnë përmes individëve të tjerë për të fshehur identitetin. Po ashtu, thuhet se gjatë kësaj periudhe kontrollet institucionale janë penguar, ndërsa inspektorë të zonës janë vënë nën presion për të mos ushtruar detyrën dhe për të mos raportuar shkeljet.
Sipas denoncuesit, ndërhyrjet kanë vijuar pavarësisht shqetësimeve të ngritura, duke e bërë të pamundur ndalimin e punimeve për shkak të presioneve dhe dyshimeve për korrupsion.
Denoncimi i plotë:
Pshj joq, denoncoj kete shkaterrim hapsire publike, toke shtet nga njerez te krimit te lidhur me politiken. Tek plazhi i bardhe ne gjirin e carines, ne fund te durrsit
Fshati i afert Kazie, mbi fshatin bago. Tokat jane shtet! Asnjehere ajo zone nuk eshte ndare me 7501. Jane persona te lidhur me krimin ne elbasan, emrat nuk ua di pasi perdorin persona te tjere ne punime
Ka 2 vjet qe gerryejne dhe te gjithe korruptohen pasi fillojne kontrollet! Ne si inspektor te zones jemi te pafuqishem ! Na ushtrojne presion per mos kontrollu ate zone Dhe per me denoncu nuk bojet llaf ,