Arrestohet në Francë shqiptari Gino, pjesë e grupit ekstremist “Banda e Çekiçit”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.12.2025, 08:30

Autoritetet franceze kanë arrestuar një shtetas shqiptar, Rexhino A., i njohur edhe si “Gino”, i cili ishte në kërkim nga drejtësia gjermane për lidhje të dyshuara me një grup ekstremist të majtë të quajtur “Banda e Çekiçit”. Sipas mediave gjermane, ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulme të dhunshme të ndodhura në Budapest në shkurt 2023, ku u plagosën rëndë persona të lidhur me skenën neonaziste.

Hetimet përmendin edhe emra të tjerë të njohur për autoritetet evropiane, si Maja T., 24 vjeç, dhe Lina E., të dyshuara për pjesëmarrje në të njëjtat akte dhune. Maja T. aktualisht po gjykohet në Hungari, ndërsa në Gjermani po zhvillohet një proces ndaj Johann Guntermann, i konsideruar si organizatori kryesor i grupit. Ndërkohë, Lina E. është dënuar tashmë me disa vite burg.

Rexhino A. ishte ndaluar më herët nga policia franceze, por ishte liruar pasi Franca kishte refuzuar ekstradimin e tij drejt Hungarisë. Avokati i tij ka shprehur shqetësim se një dorëzim i mundshëm në Gjermani mund të çojë më pas në ekstradim drejt Hungarisë, duke rikthyer një situatë të ngjashme me atë të Maja T., rast që më vonë u konsiderua i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit