Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) vijon të shpërndajë fondet publike përmes tenderave të infrastrukturës, ndërsa një numër i kufizuar kompanish rezultojnë përfituesit më të mëdhenj të kontratave shumë milionëshe ndër vite.
Sipas të dhënave mbi procedurat e prokurimit, një pjesë e konsiderueshme e fondeve publike është përqendruar te disa operatorë ekonomikë të njohur në sektorin e ndërtimit dhe infrastrukturës rrugore. Në krye të listës së përfituesve nga ARRSH renditen:
Ram Geci – Geci shpk
Endri Meksi – MC Networking
Rrok Gjoka – Gjoka Konstruksion
Pëllumb Salillari – Salillari shpk
Entela Çano – A & E Engineering
Hamz Islamaj – BE–IS
Arbër Abazi – Alko Impex Construction
Shkëlqim Fusha – Fusha shpk
Paqsor Buzi – GPG Company
Bashkim Ulaj – Gener 2
Artan Sako – 2T
Sadik dhe Idajet Ismailaj – AlbStar
Këto kompani kanë përfituar kontrata për ndërtim, rikonstruksion dhe mirëmbajtje rrugësh, shpesh me vlera të konsiderueshme financiare, duke u shndërruar në aktorët kryesorë të projekteve të infrastrukturës rrugore në vend.
Përqendrimi i fondeve publike te i njëjti grup operatorësh ka ngritur vazhdimisht pikëpyetje mbi konkurrencën reale në tendera, transparencën e procedurave dhe mënyrën e shpërndarjes së buxhetit të shtetit. ARRSH dhe institucionet përgjegjëse kanë deklaruar se procedurat zhvillohen në përputhje me ligjin, ndërsa hetimet dhe verifikimet nga organet e drejtësisë për disa kontrata vijojnë ende.