Shoferi shqiptar humb jetën në portin e Triestes, shkaqet mister

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.12.2025, 18:36

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Itali, ku një shofer kamioni shqiptar, rreth 60 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin “Cattinara” në Trieste. Viktima ndodhej në qytetin italian për arsye pune, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende publik nga autoritetet.

Sipas mediave italiane, shoferi është ndier keq gjatë kryerjes së operacioneve rutinë në portin e Legnamit. Teknikët e portit i kanë kthyer disa dokumente dhe, pasi e kanë kontrolluar, e kanë gjetur pa ndjenja brenda automjetit të tij.

Menjëherë kanë nisur përpjekjet për ta nxjerrë nga kabina e kamionit, proces që ka qenë i vështirë për shkak të përmasave trupore të viktimës. Pasi u nxor, shërbimet e urgjencës kanë ndërhyrë me ndihmë të specializuar dhe kanë arritur ta rikthejnë përkohësisht në jetë, megjithëse gjendja e tij paraqitej kritike që në vendngjarje.

I intubuar dhe i stabilizuar, shoferi shqiptar është transportuar me urgjencë në spitalin e Triestes, por ka ndërruar jetë pak kohë më pas. Shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet italiane presin rezultatet e ekspertimit mjeko-ligjor për të hedhur dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit