Fiona Papajorgji zgjidhet në krye të Gjykatës Kushtetuese

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 18.12.2025, 16:29

Gjyqtarja Fiona Papajorgji është zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese për një mandat trevjeçar, duke marrë drejtimin e një prej institucioneve më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë në vend.

Ajo zëvendëson në këtë detyrë ish-kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçajn, mandati i së cilës përfundoi në muajin mars të këtij viti, çka solli edhe krijimin e vakancës në krye të institucionit.

Procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri u zhvillua pas përfundimit zyrtar të mandatit të Zaçajt, ndërsa gjyqtarja Papajorgji ishte kandidatura e vetme në garë për drejtimin e Gjykatës Kushtetuese dhe u konfirmua në këtë post për periudhën e ardhshme trevjeçare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit