Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një problem të vazhdueshëm në platformën qeveritare e-Albania, e cila prej dy ditësh rezulton jashtë funksionit.
Sipas tij, për shkak të këtij problemi nuk ka mundur të tërheqë një certifikatë të nevojshme, as përmes aplikacionit online dhe as pranë zyrave të gjendjes civile.
Qytetari shprehet se ka tentuar disa herë të aksesojë platformën, por çdo përpjekje ka rezultuar e pasuksesshme, ndërsa problemi vijon të jetë i njëjtë prej dy ditësh. Ai thotë se kjo situatë ka shkaktuar vështirësi për qytetarët, si puna e tij, që kanë nevojë urgjente për dokumente zyrtare.
Ndërkohë prej disa ditësh nuk funksionin as platforma SelfCare, e përdorur gjerësisht nga bizneset për menaxhimin e shërbimeve dhe proceseve të tyre, e cila aksesohet nëpërmjet e-Albania dhe që ka shkaktuar shqetësim dhe penalizim të aktivitetit të përditshëm të kompanive.
Denoncimi i qytetarit:
"Pershendetje si jeni? Doja te beja nje ankes ne lidhje me aplikacionin E -albania te kryeministrit rama pasi ka dy dite qe eshte jashte funksionit mua me duhet nje certefikat dhe nuk mund ta terheq as ne gjendje civile as online. E pershendes shum kryeministrin tone kam dy dite qe e provoj dhe eshte i njejti problem
