Prova të reja për Ballukun, detaje nga seanca me dyer të mbyllura në Apelin e GJKKO-së

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.12.2025, 15:42

Detaje të reja janë zbardhur nga seanca me dyer të mbyllura e zhvilluar në Apelin e GJKKO-së, ku SPAK ka paraqitur prova të reja ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe dy vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi. Prokurorët kanë kërkuar lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë, përfshirë edhe masën e pezullimit nga detyra për Ballukun, duke argumentuar se Gjykata Kushtetuese ka pezulluar vetëm efektet e masës dhe jo vetë masën në thelb.

Sipas burimeve për mediat, prokurorët e SPAK, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, kanë paraqitur prova shtesë që rëndojnë pozitat e numrit dy të qeverisë Rama, përfshirë edhe dokumente të dërguara në Kuvend. Këto prova, sipas SPAK, forcojnë dyshimet mbi shkeljen e barazisë në tenderë nga ana e Ballukut.

Nga ana tjetër, avokatët e zv.kryeministres kanë kërkuar pushimin e gjykimit për masën e pezullimit, duke pretenduar se për këtë çështje është shprehur tashmë Gjykata Kushtetuese. Seanca ka nisur që në orët e mëngjesit dhe trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin. Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderë, në lidhje me ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe të Tiranës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit