Fekalet në shesh, kryetari i Divjakës organizon party dhe mbyll sytë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.12.2025, 15:33

Një banor ka dërguar sot një shqetësim nga Divjaka, ku në një ditë pazari ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe dhe prej ditësh ndodhen në këtë gjendje. Situata paraqet rrezik serioz për shëndetin publik, duke u kthyer në një burim të drejtpërdrejtë infeksioni për banorët dhe qytetarët që frekuentojnë zonën.

Banori shprehet i indinjuar për mungesën e reagimit nga institucionet përgjegjëse dhe thekson se, ndërkohë që organizohen aktivitete dhe festa, problemi i fekaleve të dala në shesh mbetet i pazgjidhur.

Denoncim:

Përshëndetje JOQ, datë 18 sot Divjakë, ditë e enjte, ditë pazari, ujërat e zeza kanë plasur në sipërfaqe, kanë ditë në këtë situatë, direkt burim infeksioni për banorët. Kryetari zoti Josif Gorreja organizon party çdo natë dhe nuk shikon fekalet që i kanë plasur shesh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit