Aksidenti po i kushton jetë, Klodiani ka nevojë për ndihmën tonë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 18.12.2025, 14:19

KUSH KA MUNDËSI TË NDIHMOJË KLODIANIN TË KONTRIBUOJË NË NUMRIN E LLOGARISË: AL9720522076014795CLIDCLALL0, OSE TË KONTAKTOJË NUMRIN: 0685166640

Klodian Kërçuku, prej një muaji po lufton betejën më të vështirë të jetës së tij. Një aksident i rëndë automobilistik në Greqi e ka lënë në gjendje kome, duke e ndarë padrejtësisht nga familja, miqtë dhe jeta që ai njihte.

Goditja ka qenë fatale. Klodiani ka kryer një ndërhyrje të rëndë kirurgjikale në kokë, pasi truri i tij ka marrë dëmtime të shumëta, dhe koka e tij është shtypur. Mjekët kanë bërë të pamundurën për ta mbajtur në jetë, por rruga e shërimit është ende shumë e gjatë dhe e vështirë. Pas 4 muajsh, ai do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni jetik.

Aktualisht, Klodiani ndodhet në një spital privat në Athinë. Gjendja e tij është e rëndë: këmba e majtë dhe dora e majtë nuk lëvizin fare. Ai ka nevojë urgjente për fizioterapi intensive dhe trajtime të specializuara për të pasur një shans që të rikthejë lëvizjet dhe jetën e tij.

Familja e Klodianit po përballet me një barrë të jashtëzakonshme financiare. Shpenzimet për operacionet, qëndrimin në spital, fizioterapinë dhe trajtimet e tjera kanë arritur në 80,000 euro, një shumë e pamundur për t’u përballuar vetëm.

Sot, Klodiani ka nevojë për ne. Ka nevojë për zemrat tona, për solidaritetin tonë, për çdo ndihmë sado të vogël që mund të bëjë një ndryshim të madh. Le të bashkohemi për t’i dhënë Klodianit shpresë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit