Uji i pijshëm përzihet me kanalizimet në Tiranë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga UKT

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.12.2025, 14:11

Banorët e rrugës “Pellumb Skeja”, denoncojnë një situatë shqetësuese që po vazhdon prej një muaji.

Ata thonë se një tubacion i ujit të pijshëm është çarë dhe uji i rrjedhur është përzier me ujërat e zeza, duke krijuar rrezik serioz për shëndetin publik.

Sipas qytetares që i është drejtuar redaksisë sonë, pavarësisht faktit se uji derdhet dhe situatës alarmante, asnjë nga organet kompetente nuk ka ndërhyrë për të rregulluar tubacionin apo për të verifikuar problemin. Ajo thotë se banorët kanë frikë se kjo mund të sjellë probleme shëndetësore prandaj kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet e ujësjellës-kanalizimeve, për të riparuar tubacionin dhe për të garantuar ujë të pastër dhe të sigurt për komunitetin.

Denoncimi i qytetares:

"Pershendetje JOQ, Prej nje muaj ne rrugen Pellumb Skeja afer Vilave te Bamir Topit, eshte çar nje tubacion i uji te pijshem dhe eshte bashkuar me ujerat e zeza. Uji rrjedh vazhdimisht dhe asnje nga organet kopetente nuk ka ardhur qe ta rregullojn apo ta shohin si problem. Ju lutem e ben publik rastin. Anonim ju lutem'

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit