Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.12.2025, 13:53
Rruga Ballaban–Berat paraqet probleme serioze për qarkullimin. Dy segmentet Ballaban–Buz dhe Terpan–Berat kanë përfunduar asfaltimin, ndërsa segmenti Buz–Terpan mbetet vetëm me përfaqe të zezë, ashtu siç duket edhe në pamje. Në këtë segment nuk po punohet dhe nuk po shihet asnjë ndërhyrje konkrete.
Ndërkohë, në internet publikohen vetëm pamje asfaltimi, ndërsa realiteti në terren është krejt ndryshe. Banorët dhe drejtuesit e mjeteve që e përshkojnë këtë rrugë çdo ditë shprehen se kalimi është shumë i vështirë dhe problematik.
"Kjo është rruga Ballaban Berat ku dy segmentet Ballaban–Buz ka mbaruar dhe Terpan–Berat ka mbaruar asfaltimi dhe Buz–Terpan është përfaqet zezë siç duket dhe në pamje. Te ky segment as po punohet a gjë, ku në internet nxjerrin vetëm asfalt, ne e bëjmë ditë për ditë këtë rrugë dhe me zor kalojmë", shkruan qytetari.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR