Kjo video kaq e veçantë është filmuar sot në një prej autobusëve të linjës Tiranë-Kamëz.
Në pamje shfaqen disa vogëlushë të cilët në kokë mbajnë kapuçin e babagjyshit, teksa në kor këndojnë një këngë kushtuar gjyshes.
Ky moment i ngrohtë dhe spontan ka krijuar atmosferë gëzimi mes pasagjerëve, të cilët e kanë përjetuar me shumë emocion.
Videoja është dërguar në redaksinë tonë nga një qytetare, e cila i ka filmuar fëmijët nga pas dhe ka shoqëruar pamjet me mesazhin: “Përshëndetje, do të doja ta ndanit këtë moment kaq të bukur. Ishte vërtet një moment i veçantë.”