Banorët e kompleksit “Sol” në Lushnje denoncojnë një situatë shqetësuese në pallatin ku banojnë.
Sipas një qytetareje që i është drejtuar redaksisë sonë, prej një muaji shkallët e pallatit nuk pastrohen, pavarësisht se banorët kanë paguar rregullisht tarifat vjetore, deri në 120 mijë lekë.
Ajo thotë se pallati ka një administrator, por ai s'kryen asnjë prej detyrave që i takon dhe kësisoj shkallët e pallatit i mbulojnë mbeturinat dhe papastërtia.
Sipas saj, problemi lidhet me konflikte mes administratorëve dhe qeraxhinjve, të cilët nuk paguajnë, duke bërë që pastrimi i shkallës së saj të mos kryhet për muaj të tërë. Ajo thekson se ka investuar për të ardhmen e fëmijëve të saj, por gjendja e papastërtisë e bën jetesën në pallat të padurueshme.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga administratori dhe strukturat përkatëse për të garantuar higjienën dhe sigurinë në pallat.
Denoncimi i qytetares:
"Pershendetje! Mund te me ndihmoni. Kemi nje shqetesim tek pallati ku banojme,,prej 1 muaji pallati nuk pastrohet edhe pse i kemi dhene leket e vitit prej 120 mij lek Po na hyn pislliku ne shtepi Kemi administrator dhe ai thot beni cfr te doni ju spo marim vesh fare na kane len ne meshir te fatit kemi frik per femijet di na marin ndonje kolere Jemi tek komplexi sol ne lushnje dhe vetem shkalla jon nuk pastrohet se cfar jane ngaterruar adm me njeri tjetrin po sa ta zgjidhin keta ne mbaruam nga pislliku Nuk eshte normale un paguaj cdo vit per faj te qeraxhinjve rrim ne keshtu se nuk paguajne Kam investuar te ardhmen e femijeve ketu dhe shiko si jetohet ne mjerim"