Dy 18-vjeçarët plagosën 50-vjeçarin pasi ky i fundit i kërkoi të mos xhironin gomat

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 18.12.2025, 11:31

Policia e Lezhës ka zbardhur plagosjen e ndodhur pasditen e së mërkurës në Mamurras të Kurbinit, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 51-vjeçari Marketin (Pjetër) Marku. Në lidhje me ngjarjen, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy të rinj 18-vjeçarë, Roeni Noka dhe Oligert Ndreca, banues në lagjen “Zef Hoti” në Mamurras.

Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. 51-vjeçari, i cili ishte kthyer prej pak ditësh nga Anglia, u kishte kërkuar të rinjve që të lëviznin me kujdes me automjet dhe të mos xhironin gomat para portës së banesës së tij. Kjo kërkesë ka sjellë një debat mes palëve, gjatë të cilit njëri prej të rinjve ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të Markut.

Njëri prej plumbave e ka kapur 51-vjeçarin në dorë. Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në Urgjencën e Mamurrasit, ai u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon punën për kapjen e autorëve, të cilët ende nuk janë arrestuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit