Magji në mes të ditës? Gruaja nxjerr kripën nga poshtë bluzës dhe e lë para dyqanit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.12.2025, 13:22

Një qytetare nga Vlora i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një rast të pazakontë që ka ndodhur në biznesin e saj. Sipas saj, ditën e sotme, sapo ka mbërritur pranë dyqanit, ka konstatuar disa qese me kripë të hedhur pranë derës dhe xhamave të ambientit.

E shqetësuar nga kjo situatë, ajo ka verifikuar menjëherë pamjet e kamerave të sigurisë, ku ka vënë re një grua që sillej pranë makinës dhe dyqanit të saj. Në pamje, gruaja, e cila duket në moshë të thyer, shfaqet teksa shikon përreth dhe afrohet pranë automjetit, ku hedh diçka në tokë.

Më pas, ajo i drejtohet dyqanit, lë një qese që kishte me vete dhe nxjerr nga poshtë bluzës kripën, të cilën e vendos në parmakun e dritares. Kur pronarja ka dalë jashtë, ka konstatuar disa qese të vogla me kripë të lëna në hyrje të biznesit, pa mundur të kuptojë arsyen e këtij veprimi.

Qytetarja thekson se nuk e njeh personin në fjalë dhe shprehet e habitur dhe e shqetësuar për këtë veprim, të cilin ajo e konsideron si tentativë për t’i bërë magji me kripë, në mes të ditës.

Mesazhi i qytetares:

"Si jeni mund te ma postoni pak kete video Ne qytetin e Vlore sot qe hapem dyqanin shikokm kete zonjen qe na ben magji ca na ben te makina dhe te dera e dyqanit Jo se njohim del burri te dera e gjen me qeskn me krip ne dor I tha ca po ben lidhi qesken me krip Edhe iku"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit