Mes kaosit Shabani betohet si Avokat i Popullit, puth demokratët që i dhanë firmën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.12.2025, 10:55

Mes tymueseve, përplasjeve dhe bllokimit të foltores nga deputetët e opozitës, Endri Shabani u betua sot si Avokat i Popullit në Kuvend. Deputetë të Partisë Demokratike zunë karriget e ministrave dhe krijuan tension që në nisje të seancës, ndërsa ceremonia e betimit u zhvillua në një atmosferë kaotike, larg çdo solemniteti institucional.

Pas betimit, Shabani përshëndeti me puthje disa prej deputetëve të PD-së që më herët i kishin dhënë firmën për kandidaturën e tij dhe u largua nga salla. Zgjedhja e tij u bë mbrëmjen e kaluar me 85 vota të mazhorancës dhe mbështetjen e PSD-së, ndërsa opozita e kontestoi procesin, duke pretenduar se ishte futur në “grackë” pas dhënies së firmave për disa kandidatë.

Procesi i Avokatit të Popullit nxori edhe një herë në pah dobësinë e opozitës përballë mazhorancës. Pavarësisht retorikës dhe kaosit në sallë, PD nuk arriti ta ndalë apo ta diktojë procesin, ndërsa PS e çoi deri në fund votimin, duke konfirmuar një tjetër disfatë politike për opozitën dhe mungesën e ndikimit real të saj në vendimmarrjet kryesore parlamentare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit