Tejmbushen koshat në Shijak, qytetarët detyrohen t’i hedhin plehrat në rrugë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.12.2025, 11:07

Një qytetar i Shijakut i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një situatë alarmante që është krijuar pasi mbetjet urbane kanë pushtuar hapësirat publike.

Ai shprehet se koshat e plehrave janë të tejmbushur, ndërsa qytetarët, për mungesë hapësire, detyrohen t’i hedhin mbeturinat në rrugë dhe trotuare.

Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim te banorët e zonës, të cilët denoncojnë mungesën e pastrimit të rregullt dhe rrezikun për shëndetin publik.

Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga bashkia dhe strukturat përgjegjëse për të normalizuar situatën dhe për të garantuar një mjedis të pastër dhe të sigurt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit