Teatër në Kuvend, demokratët luftojnë për karriget

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.12.2025, 10:16

Pak minuta para nisjes së seancës plenare, Kuvendi u shndërrua në një teatër politik, ku deputetët e Partisë Demokratike vendosën të provojnë një skenar të ri qeverisës, të ulen direkt në karriget e ministrave. Pa vota, pa zgjedhje, por me shumë zhurmë.

Problemi i saj nuk është fragmentimi, por mungesa e një projekti politik funksional që ta pozicionojë realisht si alternativë qeverisëse. Veprime të tilla simbolike, pa një strategji të qartë, vetëm sa thellojnë perceptimin e një opozite të dobët.

Në këtë kontekst, mandati i katërt i Partisë Socialiste nuk erdhi vetëm si rezultat i forcës së saj elektorale, por edhe si pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së një opozite bindëse. Kur opozita dështon të artikulojë ide, programe dhe vizion, pushteti bëhet i qëndrueshëm jo për shkak të meritës absolute, por nga mungesa e konkurrencës reale.

PD vazhdon të jetë e përçarë nga sherret e brendshme, konfliktet për lidership dhe mungesa e një linje të qartë politike. Kjo përçarje ka dobësuar rolin e saj opozitar dhe ka krijuar një boshllëk real përballë mazhorancës.

PD ndodhet sot në një “tetar politik”, e pranishme në sallë, por e largët nga roli i saj kushtetues si kontrolluese e qeverisë. Aksione si bllokimi i seancave apo zënia e karrigeve të ministrave prodhojnë zhurmë mediatike afatshkurtër, por nuk krijojnë presion politik afatgjatë dhe as besim publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit