Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.12.2025, 09:05
Qeveria ka regjistruar Bankën Shqiptare të Zhvillimit, një institucion financiar shtetëror i krijuar me ligj të posaçëm dhe pa licencim nga Banka e Shqipërisë, duke hapur një debat të fortë mbi sigurinë dhe transparencën e sistemit bankar. Me një kapital fillestar prej 100 milionë eurosh të financuara nga buxheti i shtetit, banka synon të japë kredi me interesa më të ulëta dhe të mbështesë sektorë të ekonomisë që konsiderohen të nënfinancuar.
Vendimi ka ngritur shqetësime edhe në arenën ndërkombëtare, pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se krijimi i një banke zhvillimi jashtë skemës tradicionale të licencimit rrit kompleksitetin e sektorit financiar. FMN thekson se aktiviteti i bankës duhet të jetë i kufizuar dhe i orientuar vetëm drejt dështimeve të tregut, për të shmangur rrezikun e konkurrencës së padrejtë me bankat private dhe devijimin e investimeve.
Banka Shqiptare e Zhvillimit do të jetë shoqëri aksionere me 51% të aksioneve në pronësi të shtetit dhe do të drejtohet nga ish-CEO i Intesa Sanpaolo Bank Albania, Silvio Pedrazzi. Përveç kredive, ajo do të administrojë grante dhe do të ketë të drejtë të sigurojë fonde përmes obligacioneve dhe produkteve të kursimit, çka ka nxitur kritika nga opozita, e cila e quan projektin të rrezikshëm për paratë publike dhe me elementë të një eksperimentimi financiar pa garanci të qarta.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR