Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.12.2025, 08:24

Një 30-vjeçar është dorëzuar sot pranë autoriteteve në Kalamata, lidhur me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Finikounda në fillim të tetorit. Sipas mediave të huaja, ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar dhe ai dyshohet për bashkëpunim në krim. Autoritetet e kishin shpallur në kërkim për shkak të lidhjes së tij me një biznesmen nga Athina, i arrestuar më herët për të njëjtën çështje.

Hetimet për këtë ngjarje kanë çuar deri tani në pesë arrestime. Pak ditë më parë u ndaluan nipi 68-vjeçar i pronarit të kampingut ku ndodhi krimi, si edhe një mik i tij biznesmen nga Athina, të dy të akuzuar për nxitje të vrasjes. Përveç tyre, edhe dy persona të tjerë janë arrestuar si pjesë e hetimit, ndërsa autoritetet vazhdojnë të mbledhin prova për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, nipi i pronarit të kampingut ka mohuar çdo përfshirje, duke u deklaruar i pafajshëm dhe duke theksuar se ka bashkëpunuar me autoritetet që nga fillimi. Edhe biznesmeni nga Athina ka këmbëngulur në pafajësinë e tij, duke pretenduar se akuzat ndaj tij janë të padrejta. Të dy janë lënë në paraburgim, ndërsa pritet vijimi i procedurave hetimore dhe gjyqësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit